Adea Albania | Adea’s Policy
234
page-template,page-template-full_width,page-template-full_width-php,page,page-id-234,ajax_fade,page_not_loaded,,qode_grid_1300,footer_responsive_adv,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-theme-ver-17.1,qode-theme-bridge,qode_header_in_grid,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.5,vc_responsive
 

Adea’s Policy

Learn about our history and work

ADEA’s Policy on Diversity and Inclusion

ADEA Sh.p.k. (me poshtë referuar si “ADEA”), përfshirë të gjithë drejtuesit dhe punonjësit, si dhe ndihmësit dhe bashkëpunëtorët e saj, është e vendosur të edukojë një ambient pune gjithëpërfshirës, duke mirëpritur individë me prejardhje të ndryshme të cilët i inkurajon dhe i mbështet të kontribuojnë në maksimumin e mundësive të tyre. Kjo është shumë më tepër se një mungesë diskriminimi. Është angazhim i ADEA rekrutimi, zhvillimi, përparimi, pranimi, shpërblimi dhe bashkëpunimi me individë të prejardhjeve dhe me aftësi të ndryshme, duke krijuar kështu një kulturë ku të gjithë respektohen. Angazhimi ynë në diversitet dhe gjithëpërfshirje është i përcaktuar në vlerat tona kryesore të “kujdesit” dhe “të të bërit sëbashku”. Ne besojmë se suksesi i punë tonë mbështetet në aftësitë kolektive, kreativitetin dhe motivimin e kolegëve tanë dhe difernacat individuale na bëjnë më të fortë sëbashku. Themeli i diversitetit në kompaninë tonë, forcon komunitetin dhe shoqërinë, duke na dhënë një përgjegjësi të përbashkët për të mundësuar shance të barabarta dhe nxitur një frymë gjithëpërfshirëse. Gjithashtu, ne besojmë se zbatimi i të gjithë bazës ligjore përkatëse, rregulloreve dhe kërkesave të tjera të krijuara për promovimin e diversitetit dhe gjithëpërfshirjes, është thelbësore për mirëqënien e kompanisë, kjo nëpërmjet përpjekjeve për përsosmëri në këtë fushë, duke mbrojtur, forcuar dhe shtuar vlerë për organizatën. Këto parime janë në përputhje me “Qëllimi, Vlerat dhe Kodi i Sjelljes”. Ne nxisim, informojmë dhe mundësojmë dialog me punonjësit në mënyrë që të sigurojmë që të gjithë ata që mbulohën nga kjo politikë, të jenë në dijeni të pritshmërisë së kompanisë dhe përgjegjësisë së tyre.

Aspirata, qasja dhe angazhimet tona në lidhje me Diversitetin dhe Gjithëpërfshirjen

Respekt për të gjithë

Ne punojme me respekt për çdo individ dhe ruajmë dinjitetin e çdokujt me të cilin ndërveprojmë. Ne nuk tolerojmë në asnjë rast asnjë formë të diskriminimit, ngacmimit, hakmarrjes, frikësimit, poshtërimit, trajtimit të padrejtë, dhunës ose sjelljes së padenjë. Shpresojmë që çdokush që është pjesë e ADEA të ndihet krenar, i respektuar dhe i vlerësuar çdo ditë që vjen në punë.

Barazia gjinore

Ne promovojmë një organizatë që mirëpret të gjitha gjinitë në çdo nivel, nga Bordi Drejtues dhe Asambleja e Përgjithshme, deri tek pozicionet e tjera. Ne mbështesim fuqishëm punësimin, zhvillimin dhe promovimin e femrave, duke bërë të mundur programe zhvillimi dhe drejtimi. Aspirata jonë është që të kemi një barazi gjinore në të gjitha nivelet e organizatës.

Gjithëpërfshirja

Ne besojmë se një kulturë gjithëpërfshirëse është thelbësore për të lejuar ADEA dhe komunitetet tona të korrin përfitimet e diversitetit tonë kolektiv. Ne synojmë që secili punonjës të njohë progamet tona gjithëpërfshirëse dhe të ndërmarrë dhe promovojë veprime pozitive.

Aplikimi i kësaj politike

Kjo politikë është miratuar nga Bordi Drejtues i kompanisë dhe është e mbështetur nga procedurat e brendshme të cilat sigurojnë që angazhimet tona të zbatohen, përfshirë ketu edhe auditime periodike. Ne e kemi njoftuar këtë politikë tek çdo punonjës dhe në faqen zyrtare të kompanisë.